“Na mungoi fati”, trajneri i Petrokub qan rastet e humbura ndaj Laçit: Mund të shënonim 2-3 gola. Kundërshtarët hiqnin topin nga porta bosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2022 | 11:57

“Na mungoi fati”, trajneri i Petrokub qan rastet e humbura ndaj Laçit: Mund të shënonim 2-3 gola. Kundërshtarët hiqnin topin nga porta bosh

Barazimi 0-0 ndaj Laçit ka dëshpëruar trajnerin e Petrokub, Aleksej Savinov, ai e ka cilësuar mungesë fati këtë rezultat përballë skuadrës shqiptare. Pas ndeshjes ai ka theksuar se ekipi i tij mund të fitonte pastër sfidën, por kishte shpërdoruar shumë.

savimov

“Mendoj se na mungonin shumë faktorë. Se pari nuk kishim fat para portës, pasi kundërshtari hiqte topin nga porta bosh. Ishin disa momente të mira ku duhej të kishim shënuar, mendoj se mund të shënonim 2-3 gola. Por ka një problem tjetër se kur kundërshtari mbeti në inferioritet numerik, ai bllokoi qendrën dhe duhej të përdornim krahët.

Ia kërkuam lojtarëve në pjesën e dytë, duke luajtur me tre sulmues. Kur ia dolëm, krijuam raste të rrezikshme. Por në qendër ishte e vështirë, kundërshtari bllokoi çdo rrugë drejt portës.

Duke parë mënyrën si shkoi ndeshja, nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Diku nuk kishte zgjedhje të lumtura, diku nuk kishte aftësi. Por ne nuk heqim dorë. Mendoj se është nëj kundërshtar i barabartë me ne. Edhe kur ishim në numra të barabartë, në fushë kishte barazi. Tani gjëja më e rëndësishme është të rikuperojmë, të nxjerrim mësime dhe të përgatitemi për ndeshjen pasi do të shkojmë në Shqipëri”, tha trajneri i skuadrës moldave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"