MOVIOLA| Luftëtari-Vllaznia/ Rast i dyshimtë për penallti të mohuar, gabojnë anësorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 23:20

MOVIOLA| Luftëtari-Vllaznia/ Rast i dyshimtë për penallti të mohuar, gabojnë anësorët

Ndeshja e djeshme e gjykuar nga Sino ka disa momente të dyshimta: 2′ Hyseni futet bukur në zonë dhe fiton duelin e shpejtësisë me Ramadanin. Arbitri Sino duket i pasigurt, por vendos të mos akordojë penallti pas konsultimit me anësorin Korreshi. 

bandicam 2019-12-07 15-11-24-038

Një moment shumë i dyshimtë, teksa pamjet filmike tregojnë se Ramadani nuk është fare i interesuar për topin, duke shtyrë lojtarin e Luftëtarit.

23′ Gligorov godet shtyllën pas topit të kthyer nga Shtubina, por ky i fundit konsiderohet në pozicion jashtë loje nga anësori Grabova. Pamjet filmike tregojnë se Shtubina mbahet në lojë nga Prikas.

70′ Fili merr një top të gjatë që nga mbrojtja e Luftëtarit dhe arrin ta kontrollojë mirë sferën, në pozicion të mirë shënimi, por anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Gafë e asistentit Grabova, pasi pamjet filmike tregojnë se Fili mbahet në lojë nga Ualusimbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"