Moviola e “Panorama Sport”/ Koçi bën “kurban” Laçin, kurbinasve u mohohet një gol. Në ndeshjet e tjera…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 21:41

Moviola e “Panorama Sport”/ Koçi bën “kurban” Laçin, kurbinasve u mohohet një gol. Në ndeshjet e tjera…

Java e 14-të e Kategor isë Superiore pati prob leme të dukshme në gjykim vetëm në një takim, pikërisht në sfidën mes Apolonisë dhe Laçit. Incidenti me arbitrat pas suksesit në ndeshjen me Kukësin ka shkaktuar “reaksion” direkt te Laçi, ku gjykimi i ndeshjes ishte kundër tyre në Fier. Takimi në fjalë u gjykua nga Andi Koçi i Kolegjiumit të Durrësit dhe në përfundim doli se në humbjen e kurbinasve ndikim patën edhe vendimet e arbitrave, pasi goli i vendasve nisi nga një faull dhe skuadrës së trajnerit Duro iu mohua një gol i rregullt. I bie që Laçi të jetë bërë “kurban” nga arbitrat. Ndërsa katër sfidat e tjera patën ecuri normale dhe gjyqtarët nuk u bënë faktorë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha episodet e diskutueshme në javën që lamë pas:

1

APOLONIA – LAÇI 1-0

GJYQTARË: A. Koçi, F. Lama, R. Mersini, (Durrës).

Takimi Apolonia-Laçi u gjykua nga një treshe nga Durrësi me kryesor Andi Koçi. Takimi pati tri raste për moviolë, ku arbitri ka gabuar në 3 episodet duke ndikuar në rezultatin final. Ja rastet e moviolës:

20’- Goli i Gjatës nis nga një faull i shkaktuar nga Mihana ndaj Malotës. Pamjet filmike tregojnë se arbitri ka gabuar në këtë rast,. Loja duhej ndërprerë duke akorduar faull në favor të Laçit, si dhe Mihana duhet të ndëshkohej me karton të verdhë.

45′- Kurbinasit realizojnë me anë të Harmon, i cili gjuan me kokë në shtyllën e djathtë të portës fierake, por goli është anuluar, pasi gjyqtari Koçi ka dalluar një prekje me dorë të sulmuesit të Laçit. Miqtë protestojnë, por rezultati mbetet i pandryshueshëm. Një rast i dyshimtë, por pamjet filmike tregojnë se vendimi ka qenë i gabuar, pasi sulmuesi i Laçit nuk e ka devijuar topin me dorë. E pakuptimtë ngritja e flamurit nga anësori Lama, ku përveç mosprekjes së topit me dorë nga Harmon, nuk ka as pozicion jashtë loje në këtë rast, pasi një mbrojtës i Apolonisë ka qenë në vijën fundore.

45+1-Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, fierakët pretendojnë për një prekje me dorë të Malotës brenda zonës dhe kërkojnë penallti, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi. Pamjet filmike tregojnë se topi i harkuar në drejtim të zonës kurbinase fillimisht është larguar nga Ignajtoviç që më pas ka prekur dorën e Malotës, i cili ka qenë pranë tij në zonë. Dora e Malotës ka qenë e pozicionuar poshtë, por topi e ka prekur, kështu që kemi një tjetër rast të dyshimtë që kërkon interpretim, pasi mund të jetë penallti e mohuar për Apoloninë.

90+2’ Deliu ndëshkohet me karton të kuq për ofendime ndaj gjyqtarit. Pa dyshim që është vendim i drejtë dhe lojtari rrezikon të jetë në “menynë” e Komisionit të Disiplinës.

Kukesi-Vllaznia

KUKËSI-VLLAZNIA 0-1

Gjyqtarë: E. Hamiti (Lezhë), D. Myftaraj, A. Zalla (Tiranë)/ në linjë: K. Shahini (Durrës), M.Shabanaj (Tiranë)

Takimi Kukësi-Vllaznia u gjykua me 6 arbitra, ku kryesor ishte lezhjani me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti. Gjykimi ishte në përgjithësi korrekt, ndonëse pati raste për moviolë, të cilat shkojnë në favor të vendimeve të arbitrave. Kukësi pretendon për penallti në minutën e 89- të, por duket qartë që topi i gjuajtur nga Limaj është ndalur në kofshën e Adilit. I saktë edhe kartoni i kuq për Dragoshin, të cilin arbitri ia fali një herë kartonin e dytë të verdhë.

TEUTA – BYLISI 2-0

Gjyqtarë: E.Bastari, A.Shkreta (Tiranë), E.Burgu (Fushë-Krujë);

Gjykim i mirë i treshes së arbitrave me kryesor Erjon Bastari. Kishte vetëm një gabim që nuk ndikoi aspak në lojë.

69’ Gabon asistenti i dytë, Erind Burgu, për një pozicion jashtë loje të Hadrojit. Lojtari i Bylisit mbahej në lojë nga mbrojtësit e Teutës në një aksion premtues.

Skenderbeu Kacanolli

SKËNDERBEU – PARTIZANI 1-2

Gjyqtarë: K.Cjapi (Fier), M.Shazivari (Tiranë), T.Kasa(Vlorë)

Sfida mes Skënderbeut dhe Partizanit u zhvillua pa asnjë polemikë sa i takon episodeve. Vetëm një moment ishte paksa i kontestuar, pas një topi që u devijua në trupin e Belicës. Korçarët pretenduan për penallti, por nga pamjet, duket dora e mbledhur dhe topi i përplasur në pjesën anësore të trupit, pasi mbrojtësi i Partizanit po kthehej me shpinë. Kryesori Cjapi vendosi drejt, duke mos akorduar penallti.

TIRANA-KASTRIOTI 2-1

Gjyqtarë: L.Alla, D.Korreshi, E.Malo (Lushnjë)

Takimi në përgjithësi nuk pati probleme në gjykim, kështu që edhe rastet e diskutueshme munguan në këtë takim, ku asnjëra palë nuk pati pakënaqësi për gjykimin. Rasti i vetëm për moviolë u regjistrua në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë, ku u dyshua për një penallti në favor të Kastriotit. Por pamjet filmike tregojnë që Hoxhallari ka larguar topin duke mos pasur kontakt me Çelën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"