Moviola e Erzeni-Egnatia/ Të kota pretendimet për penallti, ja ku gaboi Rusta (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2024 | 14:30

Moviola e Erzeni-Egnatia/ Të kota pretendimet për penallti, ja ku gaboi Rusta (VIDEO)

Ndeshja Erzeni-Egnatia u gjykua nga kryesorja Emanuela Rusta, që veproi drejt në rastet kur shijakasit pretenduan për penallti, por gaboi në menaxhimin e situatës me Spahiun, që solli më pas kartonin e kuq për këtë lojtar.

GSHGH

30’ Dylis dhe Zeka dyluftojnë për topin në vijën fundore. Lojtari i Egnatias më pas shtyn atë të Erzenit me duar, me lojë të ndaluar. Mungon një karton i verdhë nga Rusta për Dylis, ndërsa Zeka nuk reagon. (VIDEO)

41’ – Zeka pretendon për një penallti, pas kontaktit me Ndrecën, por Rusta vazhdon lojën dhe vepron drejt. Kontakti është shumë i lehtë.

58-60’ – Sharje në kor nga tifozët e Erzenit ndaj Spahiut për pak minuta. Rusta nuk reagon, kur duhej të ndalte lojën dhe të thërriste kapitenin shijakas për të qetësuar tifozët. Më pas situata precipiton, sharjet nuk pushojnë, Spahiu reagon dhe ndëshkohet me karton të kuq. (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)

70’ – Zeka futet në zonë dhe kërkon penallti, por nuk ka kontakt dhe loja vazhdon. (VIDEO)

90+8’ – Egnatia kërkon një penallti për një faull në zonë të Kacbufit. Pamjet tregojnë se nuk ka kontakt. Vendim i drejtë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"