“Morëm rezultatin që donim”, Klop: Shumë prisnin që të binim përsëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 16:15

“Morëm rezultatin që donim”, Klop: Shumë prisnin që të binim përsëri

Fitorja e 42-të e Jyrgen Klopit në Champions dhe trajneri i Liverpulit është duke ngushtuar diferencën me rekordmenin Otmar Hicfeld, i cili me 47 fitoret e tij është trajneri gjerman më fitues në këtë kompeticion. Tekniku 53-vjeçar vendosi edhe një tjetër rekord.

0_Jurgen-Klopp

Që prej ndeshjes së tij të parë në stolin e Liverpulit në Champions, shtator 2017, “Reds”-at kanë regjistruar më shumë ndeshje pa pësuar gol në këtë kompeticion se çdo skuadër tjetër gjatë të njëjtës periudhë: plot 18. Jyrgen Klop nuk e fsheh çlirimin e tij pas kësaj fitoreje të rëndësishme në 1/8-at, duke parë krizën që po kalojnë kampionët e Anglisë në kampionat, ku kanë humbur 3 takimet e fundit.

“Ishte ndeshja që ne donim, ndeshja për të cilën kishim nevojë, – ishin fjalët e para të trajnerit të Liverpulit pas fitores. – Lajpcigu mund të jetë një përbindësh i vërtetë, ata të sfilitin, janë një skuadër shumë fizike dhe ne i kontrolluam në një mënyrë të jashtëzakonshme. Luajtëm një ndeshje shumë të mirë dhe morëm rezultatin që donim. U mbrojtëm me të vërtetë shumë mirë dhe e fituam shkëlqyeshëm topin. Ishte një ndeshje e fortë, vetëm dy ditë pas sfidës së fundit”.

Pastaj edhe një shigjetë për kritikët e këtyre kohëve: “Është vetëm ndeshja e vajtjes që kemi fituar, por e dimë që shumë njerëz po prisnim që ne të rrëshqisnim sërish. Për dy vite kemi luajtur në nivel shumë të lartë, por këtë vit kemi probleme dhe është normale. Shumë njerëz prisnin që ne të frenonim sërish, por djemtë nuk e bënë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"