Momenti tragjik/ I ati humbi jetën në ndeshjen e veteranëve, futbollisti i Luftëtarit futet me vrap në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 13:43

Momenti tragjik/ I ati humbi jetën në ndeshjen e veteranëve, futbollisti i Luftëtarit futet me vrap në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë (VIDEO)

Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e shtunë në qytetin e Sarandës. Ndarja nga jeta e ish-portierit të Butrintit, Fredi Mërkuri, gjatë një miqësore mes veteranësh sot në qytetin e Sarandës, ka tronditur opinionin publik në qytetin bregdetar.

fredi merkuri

Mërkuri po luante në një ndeshje miqësore mes veteranëve të klubit sarandiot dhe ish-futbollistëve grekë të qytetit të Athinës. 

Fredi Mërkuri është babi i sulmuesit të Luftëtarit, Mario Mërkuri, i cili ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit të Butrintit, për të ndjekur këtë miqësore mes veteranësh, e cila rezultoi fatale për babain e tij.

Mario Merkuri vdekja e babait

Në momentin e rrëzimit në tokë të Fredi Mërkurit i cili mbronte portën e veteranëve të Butrintit, djali i tij Mario, ka vrapuar menjëherë në fushën e lojës, për t’iu drejtuar portës dhe për t’i ardhur në ndihmë babait të tij, i cili për fat të keq nuk ia doli të mbijetonte, për shkak të një infarkti në zemër.  

PANORAMASPORT.AL

Ngjarje tragjike! Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur i Butrintit gjatë një ndeshje miqësore mes veteranëve (VIDEO)

Ndarja nga jeta e ish-portierit të Butrintit gjatë ndeshjes miqësore, policia publikon të dhënat paraprake

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"