Miqësorja Katar-Shqipëri, shansi i dytë për lojtarët e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2022 | 21:53

Miqësorja Katar-Shqipëri, shansi i dytë për lojtarët e Superiores

Shqipëria do të luajë kundër Katarit më datë 9 nëntor takimin e dytë miqësor pas asaj me Arabinë Saudite. Ndeshja do të zhvillohet në Spanjë, aty ku Katari po vijon përgatitjet për Kupën e Botës.

kombetarja

Ashtu si në miqësoren e parë, ku u luajt me shumicën e lojtarëve nga Superiorja, edhe kjo ndeshje do të jetë një shans i dytë për shumë futbollistë të kampionatit vendës.

Për këtë ata kanë marrë edhe kohën e nevojshme, pasi ndeshjet e fundjavës janë shtyrë dhe kjo i jep mundësi trajnerit Edi Reja që të ketë në dispozicion më shumë ditë përgatitje. Pritet që në listë, përveç emrave që ishin me Arabinë, të ketë edhe disa lojtarë të rinj, siç është thënë nga vetë italiani.

FUTBOLLISTET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"