“Mesi” i Al-Hilal: E kam një gol për Realin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2023 | 20:45

“Mesi” i Al-Hilal: E kam një gol për Realin

Al-Hilali ka qenë surpriza e madhe në këtë kompeticion në Botërorin e Klubeve. Sauditët kanë mundur 3-2 Flamengon të martën në mbrëmje, duke prerë biletën për finalen e së shtunës kundër Realit të Madridit.

vietto

Për herë të parë një skuadër nga Arabia Saudite do të luajë një finale të tillë. Një nga pikat më të forta të Al-Hilalit është argjentinasi, Lusiano Vieto. Ai është një njohje e vjetër në futbollin spanjoll, teksa ka bërë jo pak xhiro në disa prej klubeve në La Liga. Ka luajtur me Vijarrealin (2014), Seviljen (2017) dhe Valencian (2018) dhe që nga viti 2021 është numri 10 i Al-Hilalit, rival i Madridit në Botërorin e Klubeve. Në Arabinë Saudite e cilësojnë si Mesi i Al-Hilalit dhe tek ai varen shpresat për një surprizë në shkallës botërore.

Që nga Maroku ai ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”. Duke folur për finalen e madhe ai ka thënë: “Kjo është një finale që e kemi arritur me mund dhe me meritë. Në fushë zbresim të barabartë, edhe pse e dimë të gjithë se Reali është favorit. Ata janë mësuar të luajnë në finale, po flasim për një nga klubet më të mëdha në botë, ndaj na pret një përballje shumë e vështirë. I kam shënuar më parë Realit kur luaja në Spanjë dhe do të më pëlqente ta bëja sërish”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"