Merkatoja e Bajernit nuk mbyllet me Mane, drejtori sportiv i bavarezëve udhëton drejt Italisë për një tjetër goditje të bujshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2022 | 21:12

Merkatoja e Bajernit nuk mbyllet me Mane, drejtori sportiv i bavarezëve udhëton drejt Italisë për një tjetër goditje të bujshme

Merkatoja e Bajernit duket se nuk do të mbyllet me transferimin e Sadio Mane, me drejtorin sportiv të bavarezëve, Hasan Salihamidziç që do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Italisë për të mbyllur marrëveshjen me Juventusin për mbrojtësin, De Ligt.

DE LIGT 1

Sipas raportimeve nga “Bild”, është programuar për nesër takimi final mes dy klubeve për të përmbyllur me sukses transferimin e De Ligt në Bundesligë me Bajernin që pritet të paguajë 70 milionë euro plus bonuese për kartonin e holandezit.

De Ligt e ka arritur prej kohësh akordin me gjermanët, të cilët janë në pritje të finalizimit të kësaj goditje te bujshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"