“Me Luftëtarin nuk luan dot Barcelona, jo më Kukësi”, batuta e duartrokitje për Shametin në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2018 | 17:26

“Me Luftëtarin nuk luan dot Barcelona, jo më Kukësi”, batuta e duartrokitje për Shametin në Gjirokastër

Kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, luante dje në shtëpinë e tij. Mbrojtësi gjirokastrit, i lindur dhe rritur te Luftëtari, dje ka qenë përballë skuadrës së vendlindjes. Dhe është pritur në mënyrën më të mirë nga tifozët vendës. Ai është duartrokitur pafundësisht nga vendësit dhe kapiteni i verilindorëve u është përgjigjur me të njëjtën monedhë bashkëqytetarëve të tij.

luftetari kukesi

Ndërsa, në një moment, kur bluzinjtë ishin në avantazh, tifozët kanë bërë batuta: “Me Luftëtarin nuk luan dot Barcelona, jo më Kukësi”. Në tribuna ka qenë gjithçka “fair play”, ku vendësit kanë mbështetur ekipin e zemrës dhe në fund kanë mbetur të kënaqur për fitoren e arritur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"