“Më gjeti gruaja me kokën e hapur dhe një sy jashtë orbite”, ish-trajneri i Milanit rrëfen muajin ku nuk kujton asgjë: Jam gjallë për mrekulli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 21:26

“Më gjeti gruaja me kokën e hapur dhe një sy jashtë orbite”, ish-trajneri i Milanit rrëfen muajin ku nuk kujton asgjë: Jam gjallë për mrekulli

Alberto Zakeroni ka kaluar tre muajt më të vështirë të jetës së tij. Ish-trajneri i njohur italian, i cili ka drejtuar mes të tjerave skuadra si Udineze e Milan, me këtë të fundit që e shpalli edhe kampion në Serinë A, ka rrëfyer dramën që ka përjetuar pas një incidenti në shtëpi më datën 10 shkurt.

zakeroni

“Më ka gjetur gruaja ime Fulvia të shtrirë në tokë, në fund të shkallëve. Thotë se isha në një pellg gjaku, me kokën e hapur dhe një sy jashtë orbitë. Jam i gjallë për mrekulli, por nuk kujtoj asgjë nga muaji në terapi intensive.

Ajo ishte në katin e parë, unë me sa duket po ulesha nga shkallët dhe kam rrëshqitur. Jam rrokullisur për 8-10 shkallë. Ajo ka ardhur pasi ka dëgjuar ulërimat e mia. Kisha përplasur kokën, mund ta imagjinoni frikën e saj. Ka qenë e nevojshme të bëj ndërhyrje kirurgjikalë për të ndaluar hemorragjinë.

Kam një vragë të madhe në kokë që ma kujton. Kam qenë i intubuar, isha me sondë. Me datë 1 prill kam mbushur 70 vjeç, jam i ndërgjegjshëm që rrezikoja të mos e mbërrija i gjallë. Atë ditë nuk mendoja për 70 vitet, isha i përqendruar të rikuperimi. Dua të rimarr kontrollin mbi jetën time. Duhet të arrij të kthehem përsëri te përditshmëria. Nëse më përpara të ecja ishte një hobi, tani është një detyrim”, tregoi Zakeroni muajt e vështirë të jetës së tij pas këtij incidenti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"