“Më e vështirë të luajmë me ekipe që luftojnë për mbijetesë”, Qatip Osmani: Armando Broja nuk duhet të diskutohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2024 | 21:43

“Më e vështirë të luajmë me ekipe që luftojnë për mbijetesë”, Qatip Osmani: Armando Broja nuk duhet të diskutohet

Vllaznia ndeshet me Erzenin, në javën e 29-të të Kategorisë Superiore brenda në “Loro Boriçi”. Trajeri i shkodranëve, Qatip Osmani, doli një një konferencë për mediat, ku u pyet për ndeshjen që skuadra e tij do të luajë kundër shijakasve në shtëpi, por edhe pak për ndeshjet që zhvilloi Kombëtarja shqiptare në miqësoret e marsit.

Capture

“Po sigurisht që gjatë ndeshjeve që patëm ishte një periudhë e ngarkuar dhe sigurisht që ky pushim 2 javorë na ka bërë mirë, na ka ndihmuar ta konsolidojmë ekipin ne aspektin e freskisë

Jo vetëm ndeshjet e fundit por të gjitha që kemi luajtur me Erzenin kanë qenë me rezultat të ngushtë, edhe pse i Kupës ishte bindës, por ishte në shtesë, çdo ekip duhet ta respektojmë, pa marrë parasysh në çfarë pozite ndodhet. I presim nesër të gatshëm te hyjmë në lojë.

Sigurisht që më shqetëson çdo mungese ne ekip, dihet se Smajli ka qenë lojtar titullar, ka pasur paraqitje te mira, por besoj zëvendësuesi i Smajlit do të jetë me kualitet. Mendoj se Vllaznia ka lojtare që në mënyre kualitative t’i bëjë ato.

Ne kemi biseduar gjatë javës për ndeshjen në Kukës, gabimet individuale vendosën ndeshjen. Ishte një mësim i mire për ne se si duhet të sillemi, ndonjëherë me ekipet që luftojnë për mbijetese është më vështirë të luajmë.

Sot do te vendosim për Qarrin, gjatë javës është ushtruar mirë me ekipin, sot do vendoset nëse Qarri do të startojë ose jo.

E përmenda edhe ne fillim, ne këto momente është më e vështire me ekipet që luajnë për mbijetesë, kujdes duhet të kemi veçanërisht ndaj Erzenit. Por jemi profesionistë, duhet të jemi të maksimizuar, në ekipet e Kategorisë Superiore nuk ka vend për nënvlerësim

Kampionati është interesant, jo i çuditshëm por interesant, sepse dallimi i ekipeve që luftojnë për mbijetese dhe atyre që luftojnë për 4 vendet e para është i madh, por në fushe nuk dallohet shumë.

Na pret një periudhe e rëndë, ne këto 45 ditë na presin 12 ndeshje.

Në fokus është loja e nesërme me Erzenin, me çdo fitore jemi me afër “Final 4”, dhe sigurisht jemi të preokupuar në këtë ndeshje me Erzenin.

Nëpërmjet stërvitjeve mundohemi të jemi të bashke, dhe lojtaret të ndihen si pjesë e rëndësishme e ekipit, mundohemi të përgatitemi për kupën dhe kampionatin.

Kombëtarja? Loja me Suedinë tregoi se Shqipëria ka kualitet për të luajtur edhe ndeshje të mëdha, ndeshje që na presin në Kampionatin Europian. Edhe pse ishte humbje mendoj se paraqitja ishte shumë e mirë, pamë diçka që nuk e kemi parë as në kualifikuese.

Mendimi për Armando Brojën është shumë pozitiv, nuk duhet të diskutohet nëse duhet të luajë ose jo. Por thashë që është mendimi im”, tha Osmani para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"