Mbetet vetëm firma, Atletiko lëshon “bombën” 126 milionshe në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2019 | 8:47

Mbetet vetëm firma, Atletiko lëshon “bombën” 126 milionshe në merkato

Zhoao Feliks është shumë pranë kalimit tek Atletiko e Madridit. Një komunikatë e skuadrës portugeze të Benfikës, bën me dije se spanjollët janë gati të paguajnë klauzolën e 19-vjeçarit.

zhoao feliks

Madrilenët do të ofrojnë as më shumë e as më pak se 126 milionë euro dhe do të bëjnë për vete talentin 19-vjeçar.

Skuadra portugeze në këtë komunikatë është shprehur se do të analizojë këtë ofertë, por sipas çdo gjase, oferta jo vetëm që nuk do të analizohet, por do të pranohet direkt.

Në ditët në vazhdim pritet vetëm zyrtarizimi i Zhoao Feliks. Kjo blerje do të jetë një “bombë” në merkato dhe  tregon dhe potencialin që ka Atletiko e Madridit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"