Mançester Junajtid pranë akordit me objektivin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2019 | 16:48

Mançester Junajtid pranë akordit me objektivin e Realit

Mançester Junajtid është në kërkim të një mesfushori, dhe ka hedhur sytë nga lojtari i Totenhemit, Kristian Eriksen.

Christian-Eriksen-Tottenham-3

“Djajtë e kuq” pasi u njohën me dëshirën e Pol Pogba, i cili dëshiron të largohet, janë hedhur në kërkim të një mesfushori tjetër. Drejtuesit e Mançester Junajtid kanë shfaqur interes për mesfushorin danez , Kristian Eriksen. Për 27-vjeçarin interesohej edhe Reali , por mendohet se Zidan do në skuadrën e tij vetëm Pol Pogba.Eriksen

Kjo ka bërë që mesfushori i Totenhemit të jetë në orbitën e drejtuesve nga Mançesteri. Mesfushori danez luan prej 6 sezonesh tek Totenhemi, ku ka arritur të zhvillojë 277   ndeshje, por ky pritet të ketë qenë sezoni i fundit në Londër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"