Luhen fatet e sezonit dhe të ardhmes së Bejzades, Erzeni me ide të qarta në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 11:28

Luhen fatet e sezonit dhe të ardhmes së Bejzades, Erzeni me ide të qarta në Durrës

Ekipi i Erzenit, sot luan derbin e tretë për këtë sezon, me Teutën, në “Niko Dovana”, në orën 17:00. Deri më tani, vazhdimësia në kampionat për ekipin shijakas ka qenë e ulët në aspektin e rezultateve, ku në pesë ndeshjet e fundit, ka arritur tri humbje, një barazim e një fitore me Kukësin që ndezi dhe shpresat për të mos u dorëzuar.

Teuta-Erzeni

Pra, në total ka fituar 4 pikë nga 15 të mundshmet. Një lajm i mirë për trajnerin Skerdi Bejzade është edhe pasurimi i formacionit me rikthimet e lojtarëve shumë të nevojshëm nga kartonët dhe dëmtimet, më konkretisht: Mihana, Migone, Sadiki, Mëllugja, të cilët u panë dhe në seancat stërvitore gjatë javës.

Programet e trajnimit, janë bazuar me tepër në ruajtjen e formës së secilit lojtar, ku janë shmangur ngarkesat e forta. Me idetë e qarta, organikën e plotë, tifozërinë e zjarrtë që me siguri do dynden drejt Durrësit në mbështetje të skuadrës së tyre, formohen kështu kushtet, për të besuar në marrjen e një rezultati pozitiv kundër durrsakëve.

sdffdsfdsffsfdsfsdfsdfd

Së fundmi, objektiv përveç qëndrimit në Superiore nuk ka ndaj kjo përmban vendimin për të ardhmen e trajnerit Bejzade në drejtimin e ekipit.

ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"