Liverpuli fillon lëvizjet në merkato, të kuqtë tentojnë lojtarin e La Ligas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2019 | 13:34

Liverpuli fillon lëvizjet në merkato, të kuqtë tentojnë lojtarin e La Ligas

Edhe pse Liverpuli u shpall kampion Europe dhe ka një nga skuadrat më të kompletuara në Angli dhe jo vetëm, do kërkojë përforcime të reja gjatë verës.

15582106413545

Siç raporton “Daily Mirror”, Klop i ka vënë syrin lojtarit të Betisit, Zhunior Firpo. 22-vjeçari është pjesë e skuadrës andaluziane dhe pozicioni i tij natyral është mbrojtës i krahut të majtë. Ai mund të luajë dhe si mesfushor, lehtësisht.

Klauzola e tij është 50 milionë euro, një shumë e majme duke marrë parasysh se mbrojtësi me origjinë nga Santo Domingo, nuk ka shumë eksperiencë.

Firpo këtë sezon luajti plot 29 ndeshje, shënoj tre gola dhe dhuroi plot 5 asiste. Mbetet të shihet nëse do të vijojë më tej interesi i të kuqve, apo do mbetet me kaq.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"