Liga e Kampionëve/ 13 gola në 6 ndeshje! Interi triumfon mes drithërimave në Gjermani, ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 0:21

Liga e Kampionëve/ 13 gola në 6 ndeshje! Interi triumfon mes drithërimave në Gjermani, ja të gjitha rezultatet (VIDEO)

U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve ku u regjistruan në total 13 gola. Padyshim që vëmendja më e madhe ishte në Gjermani në përballjen Borusia Mynshenglabah-Interit.

Lukaku56

Zikaltërit e Kontes, arritën një fitore dramatike 2-3, falë edhe ndihmës së VAR-it. 5 minuta nga fundi gjermanët barazuan shifrat me sulmuesin Plea, por goli u anulua me VAR për pozicion jashtë loje. Ky ishte triumfi i parë në Champions për Interin këtë sezon.

Gjithsesi Interit do t’i duhet ende punë për t’u kualifikuar. Përveç se janë të detyruar të fitojnë ndaj Shahtjorit ndeshjen e fundit, Interi do të jetë me “veshët” nga Spanja, ku do të luhet njëkohësisht sfida mes Realit dhe Mynshenglabahut. Një barazim në këtë përballje do të “digjte” zikaltërit.

Ndërkohë për sa i përket sfidave të tjera të zhvilluara mbrëmjen e sotme, Liverpuli dhe Marseja triumfuan në shtëpi.

Ndërkohë ka zhgënjyer në shtëpi Atalanta e Gjimshitit, që nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj danezëve të Midtjulland . Në barazim u mbyllën edhe 2 sfidat e tjera, Atletiko-Bajern dhe Porto-Siti.

REZULTATET: 

Atletiko Madrid – Bajern Mynih 1-1

Zhoao Feliks 26′ / Myler 86′ 

Mynshengladbah – Inter 2-3

Plea 45+1′ , 76′ / Darmian 17′ , Lukaku 64′ , 73′ 

Liverpul – Ajaks 1-0

Xhones 58′ 

Marsejë – Olimpiakos 2-1

Pajet 55′ (p), 75′ (p) / Kamara 33′ 

Porto – Mançester Siti 0-0

Atalanta – Midtjulland 1-1

Romero 79′ / Sholc 14′ 

 

 

 

FORMACIONET ZYRTARE:

Atletiko Madrid – Bajern Mynih 21:00

Bajern

Mynshengladbah – Inter 21:00

Inter

Liverpul – Ajaks 21:00

Liverpuli

Marsejë – Olimpiakos 21:00

Marseja

Porto – Mançester Siti 21:00

SITI

Atalanta – Midtjulland 21:00

Atalanta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"