LIGA E EUROPËS/ Sulmuesi francez i shënon tre gola, Milani mundet por kualifikohet. Karabaku i Xhixhës kalon me gol në minutën e 122-të (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 20:40

LIGA E EUROPËS/ Sulmuesi francez i shënon tre gola, Milani mundet por kualifikohet. Karabaku i Xhixhës kalon me gol në minutën e 122-të (VIDEO)

Milani ka siguruar biletën për në turin tjetër të Ligës së Europës, edhe pse është mundur sot në Francë përballë Ren. Fitorja 3-0 në ndeshjen e parë, kuqezinjtë kanë siguruar kalimin e turit, jo pa vështirësi.

asdsadssasdasdasdasda

Ren fitoi me shifrat 3-2 me sulmuesin Borizho i cili tundi tre herë rrjetën e Majk Menja. Por golat e Joviç dhe Leao të cilët sollën dy herë barazimin e përkohshëm për Milanin, bënë të sigurt kualifikimin në turn tjetër të turneut.

Benfika është kualifikuar gjithashtu falë fitores në ndeshjen e parë, teksa sot është ndalur në barazim përballë Tuluzës.

Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera kanë shkuar në kohët shtesë. Karabaku i Redon Xhixhës ia ka dalë me një gol në minutën e 122-të të sfidës përballë Bragës, duke u kualifikuar edhe pse u mund në shtëpi me shifrat 3-2.

Me shtesa ka kaluar turin edhe Frajburgu, i cili ka kthyer avantazhin e dyfishtë të Lens falë Sallai, ndërsa më pas me Grigoritsh ka shënuar golin e fitores.

REZULTATET 

KARABAK-BRAGA 2-3 (4-2)
102′ Silva, 120’+2′ Akhundzade / 70′ Fernandes, 83′ Djalo, 112′ (p) Benza

FRAJBURG-LENS 3-2 (0-0)
68′, 90’+2′  Sallai, 99′ Gregoritsh / 27′ Pereira Da Kosta, 45’+1′ Uahi

REN-MILAN 3-2 (0-3)
11′, 54′ (p), 67′ (p)  Borizho / 21′ Joviç, 57′ Leao

GOLI I TRETE I BORIZHO (VIDEO)

GOLI I LEAO (VIDEO)

GOLI I DYTE I BORIZHO (VIDEO)

GOLI I JOVIC (VIDEO)

GOLI I BORIZHO (VIDEO)

TULUZË-BENFIKA 0-0 (1-2)

*Në kllapa rezultate e ndeshjeve të para

**Me blu skuadrat e kualifikuara

FORMACIONET ZYRTARE

KARABAK-BRAGA (4-2)

sdfsdfdfssdfsdfsdfsdfsffs

FRAJBURG-LENS (0-0)

zxccxzxczxzxzcczx

REN-MILAN (0-3)

sadsasdasdasadsadsadas

TULUZË-BENFIKA (1-2)

saddassadsasadsasad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"