Liga amatore, Shkëndija ngre trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2013 | 11:15

Liga amatore, Shkëndija ngre trofeun

SHKËNDIJA – DINAMO C 2-0
GOLAT: Haruni 38′, Mici 80′
SHKËNDIJA: Mehidri, Moqi, Kastrati, Kacupaj, Rope, Pati (A. Haruni 41′), Noka (Gjergji 70′), M. Haruni (Golemi 41′), Tufa (Babaj 52′), Noka, Mici. Trajner: K.Sterjo
DINAMO C: Demollari (Halili 56′), Pjetra (Balliu 41′), Mulaj, Allmuça, Rrumbullaku (Sina 41′), Dreni (Pojaku 41′), Simo (Xhepa 41′), Toçilla, Gjuzi, Lika, Abazaj (Nazari 54′). Trajner: Igli Binjaku
GJYQTARËT: E.Kotomelo, K.Zharkalliu, D.Tomori (Tiranë);
VËZHGUES: Avni Çela (Tiranë)
DELEGAT: Agim Mone (Tiranë)

Me ndeshjen finale Shkëndija e Tiranës e drejtuar nga Kostika Sterjo dhe Dinamo C e drejtuar nga Igli Binjaku është mbyllur edhe kampionati i Ligës Amatore për moshat deri në 17 vjeç për zonën rajonale të Tiranës. Fituese u shpall Shkëndija, e cila mundi Dinamon C me rezultatin 2-0. Në këtë kampionat morën pjesë 20 skuadra të ndara në dy grupe me nga 10 secili. Ndeshjet në grupe u zhvilluan në dy faza me vajtjeardhje dhe grumbullim pikësh. Në përfundim të dy fazave, 4 skuadrat e para të çdo grupi: e pikërisht Shkëndija, Tirana A, Partizani B dhe Dinamo A për grupin A dhe Tirana 9, Dinamo C, Tirana B, Partizani A për grupin B u kualifikuan për në çerekfinale. 8 skuadra çerekfinaliste luajtën me sistem eliminimi, duke nxjerrë përfundimisht dy skuadrat e mësipërme finaliste, ku Shkëndija u shpall kampione për sezonin 2012-2013. Ndeshja – Skuadrat për më shumë se 25 minuta kanë studiuar lojën e njëra-tjetrës. Inkursionet e futbollistëve të talentuar si Mici, Tufa, M.Haruni te Shkëndija dhe të Gjuzit, Abazajt e Likës e Toçilë te Dinamo, janë bllokuar që në mesfushë duke mos lënë hapësira të lira. Kështu, si rezultat edhe rastet kanë qenë të pakta. Megjithatë, duhet thënë se në 45 minutat e para Shkëndija ka pasur një epërsi. Kësisoj në minutën e 38- të të besuarit e Sterjos kanë dalë në avantazh me anë të Harunit. Ky gol ka qenë mjaft emocionues për lojtarin, i cili shënoi në ditën e tij të lindjes, duke përjetuar një gëzim të dyfishtë. Në këtë mënyrë, me rezultatin 1-0 skuadrat shkojnë në pushim të ndeshjes për të rinisur më tej një pjesë të dytë mjaft të bukur e plot emocione. Që me nisjen e fraksionit të dytë dhe me ndërrimet e bëra skuadrat kanë dalë në lojën e tyre teknike, ku dallohen të sapofuturit Kevin Nazari te Dinamo dhe Mariglen Babaj e Endër Gjergji te Shkëndija. Rastet janë të shumta, pasi Mici talenti i Shkëndijës dhe supertalenti tjetër Migen Haruni krijojnë shumë situata të vështira në portën dinamovite, por portieri Demollari tregon klasin e tij duke mos lejuar prekjen e rrjetës. Vetëm në fundin e ndeshjes, kur pritej që dinamovitët të shënonin golin e barazimit me anë të Rigels Pojakut, do të ishte mbrojtësi Mario Kacupaj ai që do niste në aksion Micin, i cili i vetëm me portierin nuk e pati të vështirë ta mposhtte atë.
Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"