Lëvizja e ditës së fundit, titullari i Shpresave përfundon në kategori të katërt angleze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2021 | 0:08

Lëvizja e ditës së fundit, titullari i Shpresave përfundon në kategori të katërt angleze

Lëvizjet e ditës së fundit të merkatos kanë parë shumë futbollistë shqiptarë të ndryshojnë ekip. Manaj e Dermaku ishin dy prej tyre, ndërsa Ndrecka lëvizi drejt Teramos në Itali. Kësaj liste i është shtuar në momentet e fundit edhe sulmuesi titullar i përfaqësueses Shpresa, Armando Dobra.

armando dobra

Lojtari i cili ka qenë pjesë e Ipsuiç në kategorinë e tretë angleze në vitet e fundit, kërkon që të luajë rregullisht e për këtë arsye, ka pranuar huazimin e tij, ndonëse në një kategori më poshtë. Dobra i është bashkuar ekipit të Kolçester në Ligën 2 në Angli, që është kategoria e katërt atje.

Lojtarin e kishin kërkuar edhe klube të tjera si Bërton, Shrjusbëri, Donkaster, Lejton Orient dhe Uimbëlldon, por ai pranoi ofertën e Kolçester pasi mendon se në këtë klub mund të luajë më shumë se 30 ndeshje në sezon. Megjithatë, Ipsuiç nuk dyshon te aftësitë e tij dhe mund të përdorë përsëri lojtarin në të ardhmen. Për këtë arsye, ka vendosur si opsion në kontratën e huazimit edhe një kthim të tij të mundshëm që në janar, nëse sheh se progresi i Dobrës është i tillë sa mund të ndihmojë këtë klub.

Ndërkohë, 20-vjeçari është  grumbulluar me përfaqësuesen Shpresa, me të cilën do të luajë në ndeshjen kualifikuese të Europianit të kësaj grupmoshe ndaj Republikës Çeke.

PANORAMASPORT.Al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"