Çështja “Jorgji”, propozim nga Superiorja: Të përjashtohen gjysma e arbitrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2017 | 14:06

Çështja “Jorgji”, propozim nga Superiorja: Të përjashtohen gjysma e arbitrave

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, mendon se gjysma e arbitrave që gjykojnë në Kategorinë Superiore duhen përjashtuar. Dje, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, duke marrë shkas nga problemet e fundit me arbitrat, por edhe duke iu referuar deklaratave të gjyqtarit ndërkombëtar, Enea Jorgji, kreu i klubit kurbinas theksoi se duhen marrë masa drastike. Fillimisht ai foli për Jorgjin.

Laska

REAGIMI

“Me sa duket, Enea Jorgji ka lënë zanatin e arbitrit dhe ka filluar ndonjë punë tjetër. Nuk ka ndonjë problem kjo punë, sepse ndoshta edhe e kanë hequr fare si gjyqtar. Jorgji për shembull mund të vazhdojë punën si analist futbolli, sepse ai mund ta njohë aq shumë këtë sport, saqë të komentojë edhe nivelin e skuadrave.

Jorgji Laci - Flamurtari

Çfarë problemi ka këtu?! Ai mund të jetë tërhequr nga arbitrimi dhe do të bëhet analist, kështu që s’ka ndonjë gjë të keqe. Mund të ketë qenë edhe në ndonjë drekë me verë dhe raki dhe ka thënë çfarë i ka dashur qejfi”, ironizon Laska. Në fund, ai tregon edhe mënyrën se si duhet vepruar me arbitrat që këtë sezon kanë gabuar.

“Të them të drejtën, Enea Jorgjin nuk e kam parë më të arbitrojë dhe për mua ai duhet përjashtuar. Mendoj se gjysma e atyre që gjykojnë në Superiore duhet të largohen. Boll më me Jorgjër dhe Kridens Metër”, ka përfunduar i revoltuar presidenti i Laçit.

PRECEDENTI

Në ndeshjen e fundit që kurbinasit luajtën në Kukës dhe gjyqtar kryesor ishte Kridens Meta, skuadra bardhezi pati shumë kontestime. Në 10 minutat e para kryesori fali mesfushorin e Kukësit, Besar Musolli, i cili për shkak të një goditjeje me bërryl ndaj kundërshtarit, duhej të ndëshkohej direkt me karton të kuq.

Kukesi - Laci

Në atë takim, Laçi pretendoi edhe për një penallti, por gjithashtu edhe klubi i Kukësit kontestoi një rast kur braziliani Kale u pengua brenda zonës. Sipas moviolistëve, Meta kishte gabuar me disa vendime gjatë lojës, duke ndëshkuar në të njëjtën kohë, si Laçin ashtu edhe Kukësin.

Gjithsesi, interesant është fakti se në analizën e këtij sezoni, klubi kurbinas dhe ai verilindor, janë më pak të ndëshkuarit nga gjyqtarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"