Laporta: Rrini të qetë, vijnë emra të mëdhenj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 21:42

Laporta: Rrini të qetë, vijnë emra të mëdhenj

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, u shfaq të mërkurën para Senatit të klubit katalanas për të bërë një bilanc të sezonit që sapo ka përfunduar dhe për të shqyrtuar çështje të ndryshme që rrethojnë klubin.

laporta

Laporta e vuri theksin te suksesi sportiv me dy trofe të fituar, mes të cilëve më i rëndësishmi, La Liga, të cilin ai e ka cilësuar si objektivin numër një të Barçës për sezonin 2022-2023.

“Sezoni sportiv, në përgjithësi, ka qenë i mirë. Objektivi parësor që kishim, fitimi i La Ligës, është arritur dhe kjo ka qenë meritë e trajnerit tonë Ksavi Hernandez. Me përpjekjen, angazhimin dhe punën e tij, ai ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në këtë sukses.

Dëshiroj të veçoj punën e bërë nga Zhordi Krojf, të cilit i urojmë më të mirën në fazën e re profesionale dhe të veçoj punën e Mateu Alemani, i cili me kushte të vështirësisë maksimale ka bërë një ekip konkurrues në dispozicion të trajnerit”, deklaroi Laporta, i cili shtoi se duan më shumë suksese në të ardhmen dhe theksoi se tashmë po punojnë për të forcuar ekipin e parë që “të mund të aspirojë gjithçka”.

RASTI “NEGREIRA” – Laporta ka folur dhe për rastin “Negreira” dhe akuzat ndaj klubit, duke i quajtur sërish përbaltje.

“Është një fushatë gjigante për të njollosur klubin. Barcelona nuk ka kryer kurrë një veprim me qëllim ose qëllim për të ndryshuar konkurrencën për të arritur një përfitim sportiv”, tha Laporta.

MERKATO – Laporta ka folur dhe për merkaton, duke nënvizuar se klubi ka financat e duhura për të ndërhyrë në treg.

“Të rrini të qetë, La Liga e ka miratuar planin tonë ekonomik. Kështu që jemi të qetë të veprojmë në treg për të afruar çdo lojtar që na duhet”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"