Nga Berisha tek ish-mesfushori i AEK-ut, Bylis afron 4 futbollistë in-extremis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 0:12

Nga Berisha tek ish-mesfushori i AEK-ut, Bylis afron 4 futbollistë in-extremis

Merkato e nxehtë edhe në Kategorinë e Parë! Skuadra e Bylisit ka surprizuar në orët e fundit, duke afruar 4 futbollistë cilësorë, që pritet të ndihmojnë ekipin në përmbushjen e objektivit. 

papa

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut Angjelo Toska, që vjen nga radhët e skuadrës greke të Panahaikit, mesfushorit Laert Papa, i cili është padyshim edhe goditja “big” e ballshiotëve në merkato.  

21-vjeçari i dalë nga akademia e AEK në verën e vitit 2021 firmosi kontratë profesionale me gjigantin grek dhe që nga ai vit numëron paraqitje me ekipin e AEK B që militon në ligën e dytë greke.  

BERISHA

Ndërkohë dy futbollistët e tjerë që i janë bashkuar Bylisit janë edhe Elvi Berisha dhe Skerdilajd Levendi. Berisha së fundmi ishte pjesë e rivalëve të Flamurtarit, ndërsa Levendi vjen nga Lushnja.  

6

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"