Futbolli në zi, ndërron jetë presidenti Fadil Vokrri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 11:13

Futbolli në zi, ndërron jetë presidenti Fadil Vokrri

Presidenti i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak Lajmi është bërë publik nga mediat kosovare dhe është konfirmuar nga familjarët e të ndjerit.

Fadil Vokrri 2016

Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi i është rënduar gjendja. Por gjendja e tij ka shkuar duke u përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë në qendrën kryesore spitalore të vendit. Vdekja e Vokrrit ka tronditur të gjithë opinionin sportiv në mbarë shqiptarinë.

Vokrri u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"