Lacio në kërkim të titullit, Strakosha gati për duelin me Gjimshitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 14:49

Lacio në kërkim të titullit, Strakosha gati për duelin me Gjimshitin

Thomas Strakosha dhe Lacio e tij bënë provat gjenerale përpara ndeshjes zyrtare kundër Atalantës së Berat Gjimshitit, e cila do të luhet ditën e mërkurë. Portieri shqiptar ishte titullar në miqësoren që bardhekaltrit e Simone Inzagit fituan 7-2 kundër Ternanës. 24-vjeçari Strakosha tregoi një formë të mirë, edhe pse në këtë duel pati shumë pak punë.
Thomas-Strakosha-Source-Getty-Images

Lacio e dominoi ndeshjen nga fillimi në fund dhe fitoi me lehtësi përballë Ternanës. Çiro Imobile tregoi në këtë sfidë se e ka të kalibruar mirë këmbën sepse shënoi 2 gola, ndërsa të tjerët u realizuan nga Milinkoviç-Savic, Kaisedo, Vavro gjithashtu dopietë dhe Falbo.

Thomas Strakosha është një nga pikat e forta të Lacios në këtë sezon, por fatmirësisht shqiptari e la pas dëmtimin dhe tashmë është gati të ndihmojë skuadrën e tij, që lufton dhe ëndërron të fitojë titullin kampion. Por, sfida e parë pas rikthimit është me Atalantën e Gjimshitit, e cila është në një superformë dhe do të jetë një sfidë vendimtare për fatet e sezonit.

Strakosha do të përpiqet të ndalë sulmin atomik të djemve të Xhan Piero Gasperinit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"