Laçi për rezultat pozitiv ndaj Kukësit, kurbinasit i mbajnë shpresat te “bomberi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 9:47

Laçi për rezultat pozitiv ndaj Kukësit, kurbinasit i mbajnë shpresat te “bomberi”

Laçi pritet të ketë një rikthim të bujshëm në sprintin final të sezonit. Bëhet fjalë për kryegolashënuesin Kirian Nuabueze, i cili nuk ka luajtur ende asnjë minutë me kurbinasit pas rifillimit të kampionatit. Prej një jave sulmuesi është futur në stërvitje me grupin duke lënë pas dëmtimin që pësoi në gju, por frika ekziston ende.
kirian nuabueze

Trajneri Cungu ka punuar këto ditë me një formacion thuajse të njëjtë nga ai që hodhi në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut. E sigurt është që Nuabueze do të jetë i grumbulluar, por për aktivizimin e tij do të vendoset pak orë përpara takimit, pasi do të kërkohet edhe OK-i i stafit mjekësor. Fillimisht u mendua se sulmuesi e mbylli sezonin pas dëmtimit në gju, por insistimi i tij dhe fizioterapia e vazhdueshme që ka bërë javët e fundit, kanë dhënë shpresa se bomberi i bardhezinjve do ta ndihmojë ekipin në ndeshjet më të rëndësishme, ndoshta duke nisur që nga sot.

Pas atij barazimi në Korçë, Laçi kërkon që të rikthehet te fitorja, edhe pse shkalla e vështirësisë në ndeshjen ndaj Kukësit është e madhe. Megjithatë, të besuarit e Cungut kanë treguar gjatë këtij sezoni se mund të mposhtin çdo skuadër. Për fat të mirë trajneri i ka në dispozicion të gjithë futbollistët për këtë sfidë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"