Laçi kërkon pikë kundër “tabusë së kuqe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2017 | 11:19

Laçi kërkon pikë kundër “tabusë së kuqe”

Laçi i trajnerit Stavri Nica luan sot në kryeqytet një nga katër finalet e mbetura për të siguruar mbijetesën në Superiore. Në dallim nga sezonet e shkuara, këtë vit pika është kthyer në tabu për Laçin në përballjet me Partizanit. Të tri ndeshjet e zhvilluara në këtë kampionat mes dy ekipeve janë fituar nga Partizani, ku bie në sy që Laçi, jo vetëm që nuk ka marrë pikë, por nuk ka shënuar as edhe gol në tri ndeshjet e fundit ndaj “demave”.

Partizani-laci

Duke ditur edhe objektivin që ka Partizani, ku synon titullin kampion, Laçin e pret një 90-minutësh “ferri” në kryeqytet. Fitorja e fundit që arritën me përmbysje ndaj Luftëtarit e ka rritur optimizmin te kurbinasit, të cilët shpresojnë që të paktën të marrin një pikë ndaj të kuqve. Për momentin, Laçi mban vendin e nëntë në renditje, pozicion i cili të zbret në Kategorinë e Parë, duke qenë tri pikë të distancuar nga Tirana dhe Flamurtari.

Traineri i Lacit Stavri Nica, gjate ndeshjes se futbollit, Kastrioti-Laci, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin e qytetit te Krujes.

Fitorja, ndonëse shikohet e vështirë, do të ishte një mundësi për të besuarit e trajnerit Nica të zeronin diferencën me dy rivalët direkt që ndodhen më lart në renditje. Për sot Laçi ka mungesa të rëndësishme, ku Vucaj dhe Shala janë të pezulluar nga kartonët, ndërsa Lushkja është në dyshim, pasi u dëmtua ndaj Luftëtarit.

Laci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"