Laçi i plotë, ndaj Flamurtarit do të kërkojë suprizën e madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 15:02

Laçi i plotë, ndaj Flamurtarit do të kërkojë suprizën e madhe

Laçi i trajnerit, Stavri Nica, do të jetë sot mysafir në Vlorë dhe kurbinasit shpresojnë që edhe në këtë takim të ruajnë ecurinë e tri javëve të fundit, ku kanë marrë dy fitore në shtëpi dhe një barazim në kryeqytet ndaj Partizanit.Laci - Flamurtari

Në dallim nga ndeshjet e fundit, trajneri Nica i ka në dispozicion të gjithë lojtarët. Kurbinasit udhëtojnë drejt Vlorës për të evituar humbjen dhe duke ditur rëndësinë e ndeshjes, ku të dy klubet synojnë mbijetesën. Pika u bën punë bardhezinjve, të cilët janë për gatitur për të bërë surprizën e radhës.Laci vs Flamurtari

Nën drejtimin e trajnerit Nica, Laçi ka bërë një progres të dukshëm dhe falë punës së tij janë rritur shpresat e mbijetesës së kurbinasve. Për transfertën e Vlorës, ka dy rikthime në radhët e laçianëve.Flamurtari - Laci

Taulant Sefgjini mungoi ndaj Vllaznisë për shkak kartonësh. Rikthimi i dytë është mesfushori Regi Lushkja, i cili ka munguar në dy javët e fundit, për shkak të dëmtimit që pësoi ndaj Luftëtarit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"