Laçi hap dyert, thërret në ndihmë tifozët për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2017 | 12:44

Laçi hap dyert, thërret në ndihmë tifozët për mbijetesën

Laçi i drejtuar nga Stavri Nica do të luajë të shtunën ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni ndaj Teutës, ku do të kërkojë me çdo kusht fitoren në mënyrë që të sigurojë edhe për sezonin e ardhshëm një vend në Superiore.

laci teuta

Ndryshe nga sezonet e shkuara, kurbinasit këtë vit nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, megjithatë në fundin e sezonit bardhezinjtë kanë bërë gjithçka mirë. Takimi ndaj Teutës vlerësohet i vështirë edhe pse durrsakët kanë siguruar mbijetesën në elitë.

Për këtë ndeshje, klubi kurbinas ka thërritur në ndihmë edhe tifozët. Drejtuesit kanë vendosur të hapin dyert e stadiumit në mënyrë që skuadra të ketë sa më shumë mbështetje.

Ndërkohë që trajneri Nica për këtë takim, sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë të gatshëm kapitenin Vucaj, i cili është dëmtuar në sfidën e javës së shkuar ndaj Flamurtarit. Mungesa e tij do të jetë e rëndësishme për formacionin e bardhezinjve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"