Kushta “shënjestron” Lilën: Është i varur nga Duka, duhet të mbrojë futbollistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 23:45

Kushta “shënjestron” Lilën: Është i varur nga Duka, duhet të mbrojë futbollistët

Ish-sulmuesi i njohur i Flamurtarit, Partizanit dhe Shqipërisë Sokol Kushta kritikoi ashpër administratorin e klubit të Flamurtarit Sinan Idrizin për keqmenaxhimin e klubit në këto vite.

kushta-idrizi

Në studion e “Proçesit Sportiv”, Kushta ironizoi Idrizin se “vetë kroson dhe vetë shënon”. Nga ana tjetër, ikona e futbollit shqiptar shprehu kritika ndaj Sinan Idrizit dhe për menaxhimin e merkatos dhe zgjedhjen e trajnerit të ri Marselo Troisi, i cili sipas tij nuk është i përshtatshëm për këtë detyrë.

“Gazetat shiten dhe Sinan Idrizi është tani burimi i informacionit. Flamurtari nuk është mirë dhe këtë situatë e kanë kaluar shumë ekipe të tjera, por tek ata gjendja është më e rëndë. Unë them që Sinani ka problem të menaxhimit të klubit, pavarësisht se e kam mik, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet kritikuar. Berluskoni iku dhe Milani nuk vdiq, përkundrazi, erdhën sponsorët. Po bëhen shumë gabime, teksa vazhdon të blejë lojtarë, kur nuk bën ende pagesat. Këto janë bërë pa pyetur njeri. Në gjuhën e futbollit thuhet që ‘Idrizi kroson dhe e bën gol vetë’.

Pastaj ky trajneri që ka marrë vetëm trajner që nuk është, si menaxher po që është i mirë”, u shpreh Kushta.

Në vazhdim të emisionit “Proçesi Sportiv” Kushta kritikoi dhe kryetarin e Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Andi Lilën për faktin se nuk vepron i pavarur.

Andi Lila

Ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë deklaroi se Lila nuk sillet si oponencë e FSHF-së, por si vartës i presidentit Armand Duka.

“Unë s’fërkoj dot kurrizin e presidentit. Sindikata është e pavarur apo e varur? unë këtë nuk e di. Kur Lila është pro presidentit dhe respekton presidentit tregon se është i varuar. Ai duhet të jetë në oponencë me FSHF-në kur vijnë lojtarët dhe ankohen se nuk paguhen”, bën me dije Kushta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"