“Kundërshtarët tani japin maksimumin ndaj nesh”, Pere: Në Fushë-Krujë, me autoritet kryesuesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 16:34

“Kundërshtarët tani japin maksimumin ndaj nesh”, Pere: Në Fushë-Krujë, me autoritet kryesuesi

Liqenorët janë në udhëheqje të Grupit B dhe kreu ka pasur efekte pozitive në skuadër.pogradeci

Këtë gjë e pohon edhe Miklovan Pere, një nga titullarët e Pogradecit. “Të jesh në krye nuk është pak, por janë dy anë të medaljes. Nga njëra anë është ekipi me tjetër autoritet dhe nga ana tjetër është ajo që çdo kundërshtar jep maksimumin ndaj nesh. Mendoj se Pogradeci ka forcën të përballojë çdo ekip dhe çdo ndeshje e presim me më shumë besim”, thotë Pere, i cili kthehet në ndeshjen me Ilirinë.

Ai mungoi ndaj Devollit, pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Trajneri Abazaj me të ka më shumë siguri në prapavijë. “Nuk na intereson shumë sfida e rivalëve tanë, nuk duhet t’u japim asnjë shans për të na u afruar dhe kjo do të thotë se duhet të bëjmë detyrën tonë, të fitojmë në Fushë-Krujë. Uroj të jetë një terren i mirë, ku mund të luajmë futboll, pastaj gjithçka varet nga ne. Kemi punuar fort, kemi pasur pak vështirësi nga shiu, por jemi gati”, shton Pere.

Sulmuesit Alillari dhe Topllari dje janë bashkuar me grupin dhe kanë punuar me topin, një lajm i mirë ky për trajnerin Abazaj.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"