Kukësi publikon “bilancin e luftës” në stadium: Veprime të përsëritura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2017 | 20:08

Kukësi publikon “bilancin e luftës” në stadium: Veprime të përsëritura

Klubi i Kukësit ka dalë me një deklaratë zyrtare për atë që duket si një bilanc lufte në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Klubi ka publikuar foto të tribunës ku ishin sistemuar tifozët e Partizanit të cilët thuajse e kishin zhveshur atë pjesë të stadiumit nga ndenjëset plastike gjatë “betejës” së tyre me policinë.

stolat2 (1)

Reagim mbi dëmtimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” nga tifozeria e Partizanit

Klubi i F.K. Kukësit shpreh indinjatën e thellë për dëmtimin e stadiumit  “Zeqir Ymeri” nga ana e tifozerisë së Partizanit. Tribuna e tyre pas largimit nga stadiumi ka qenë krejtësisht e zhveshur nga stolat për shkak të dëmtimit të tyre nga ana e këtyre të fundit. Fotot janë të qarta dhe pamjet flasin vetë.

Klubi i F.K. Kukësit është kundër këtyre gjesteve që nuk i shërbejnë askujt dhe prishin edhe bukurinë e garës në kampionatin shqiptar. Miqtë (tifozët e Partizanit) janë mirëpritur në Kukës, pasi tribuna e tyre ishte falas, por edhe u lejuan që të gjithë tifozët të futën në stadium duke mos lënë asnjë jashtë stadiumit.

stolat (1)

Për asnjë moment tifozët tanë nuk kanë provokuar, kjo e vërtetuar edhe nga përfaqësuesit e Policisë, apo edhe vetë Delegati i ndeshjes. Ritheksojmë edhe njëherë keqardhjen për këto veprime që fatkeqësisht janë të përsëritura nga ana e kësaj tifozerie në stadiumin e Kukësit.  Nga ana tjetër, klubi i Kukësit ka bërë një organizim mjaft të mirë të ndeshjes dhe kjo u vu re në kontrollin e plotë ndaj 4500 tifozëve kuksiane të ndodhur në stadium.

stolat1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"