Kros mirëpret Levandovskin te… Barcelona: Nuk mund ta mbajnë me zor në Mynih

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 16:46

Kros mirëpret Levandovskin te… Barcelona: Nuk mund ta mbajnë me zor në Mynih

Robert Levandovski vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në aksin Gjermani-Spanjë. Sulmuesi vazhdon të shijojë pushimet e tij, i pashqetësuar. Por nga ana tjetër Bajerni dhe Barcelona vazhdojnë të duelojnë në distancë. Sa herë që Barcelona tenton të afrohet me ofertat e saj në adresë të polakut, Bajerni vendos të ndryshojë çmimin e sulmuesit të vet.

65756757

Kjo lojë ka nisur të bëhet e bezdisshme, por deri më tani palët kanë zgjedhur të tregohen diplomate. Sulmuesi e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Mynihu dhe për t’iu bashkuar Barcelonës. Por problemi qëndron te marrëveshja mes klubeve që duket ende e largët. Barcelona ka tentuar me 30 dhe 40 milionë euro, por pa i bindur kampionët e Gjermanisë. Ndërkaq, në “Camp Nou” kanë bërë gati dhe ofertën e radhës që parashikon 40 milionë euro në bankë dhe disa miliona të tjera në formë bonusesh. Bajerni ndërkaq nuk del nga llogorja e vet dhe prej 60 milionë eurosh për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Ky çmim është si një “mollë e ndaluar” për Barcelonën që nuk ka të tilla mundësi financiare për të kënaqur kërkesën e gjermanëve. E ndërsa telenovela mes Bajernit dhe Barcelonës vazhdon, në debat është përfshirë edhe mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros, i cili e ka cilësuar si mjaft delikate situatën ku gjendet sulmuesi polak. Por Toni Kros është në favor të transferimit të Levës te rivalët e Realit, duke e cilësuar gati të pamundur qëndrimin e Levandovskit në Mynih.

“Unë mendoj se është relativisht e vështirë të mbash në skuadër një lojtar përkundër vullnetit të tij. Ai dëshiron të largohet dhe nuk e di se si mund të mbahet një lojtar i tillë. Pyetja është nëse është apo jo në gjendje Bajerni për ta bindur të qëndrojë. Edhe nëse do të jetë kështu, cilat do të jenë kostot? Natyrisht që Lev ka një kontratë me klubin dhe ka detyrimin ta respektojë atë deri në fund. Por vitet e fundit situatat kanë ndryshuar, lojtarët janë shumë të fuqishëm”, ka thënë Kros për podkastin e të vëllait “Einfach mal Luppen”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"