Kriza në Gjirokastër/ 20 lojtarë të larguar, ku po shkon o Luftëtar?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2020 | 10:06

Kriza në Gjirokastër/ 20 lojtarë të larguar, ku po shkon o Luftëtar?!

Futbolli gjirokastrit ndodhet në periudhën më të errët të tij. Për të mësuar dhe kuptuar më shumë për situatën e nderë që po përjeton aktualisht Luftëtari, do të mjaftonte listimi i futbollistëve të larguar nga ekipi menjëherë pas mbylljes së sezonit të fundit, si dhe largimet që kanë pasuar bojkotin e stërvitjes.

Luftetari1

Sadik Basha, Stiven Puci, Klaus Alinani, Klinti Qato, Amer Duka, Arbër Mehmetllari, Rimal Haxhiu, Elian Çelaj, Joan Çelaj, Enes Isufi, Aurel Demo, Franc Lala, Alvi Ahmetaj, Bastri Malaj, Erald Hyseni, Gresild Lika, Kabir Tahiraga, Muarrem Malaj, Ardit Ziaji i kanë thënë “jo” aventurës sezonale me fanellën bluzi. Janë 19 lojtarë të larguar, praktikisht të gjithë. Edhe lojtarët e rinj vendës kanë vrapuar të gjejnë një strehë të re, duke mos parë dritë në fund të tunelit.

Eksodi te Luftëtari të lë të nënkuptosh mosekzistencën e skuadrës gjirokastrite qoftë edhe në letër. Më keq se kaq nuk është gjendur Luftëtari gjatë gjithë historisë së tij 90-vjeçare. Kanë kaluar tri javë nga bojkoti i stërvitjes dhe largimi i trajnerit Jovanoviç dhe asgjë nuk është bërë.

Kryefjala e ditës në çdo ambient futbolldashës është e ardhmja e Luftëtarit. Të gjithë kanë një merak të madh se çfarë do të bëhet me Luftëtarin dhe të gjithë të përhumbur mbi situatën aktuale, thonë: Ku po shkon o Luftëtar?

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"