Krisja e Shpëtim Duros me drejtuesit e Laçit/ Ato që palët nuk i thonë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2022 | 23:13

Krisja e Shpëtim Duros me drejtuesit e Laçit/ Ato që palët nuk i thonë…

Trajneri Shpëtim Duro nuk pranon të vazhdojë nën drejtimin e Laçit, pasi skuadra e tij, nga tri ndeshje pa pësuar gol, befas nga minuta e 54-t deri në të 90- ën, e nxjerr katër herë topin nga rrjeta në sfidën e kthimit me Petrokubin. Një sinjal që lë të kuptohet se në ato minuta nuk e kishte nën kontroll ekipin.

FOTO: P. Pashollari

FOTO: P. Pashollari

Nga ana tjetër, klubi nuk pranon që i ikën një trajner me autoritet me një formë revolte dhe nxiton për të dalë me një qëndrim duke thënë se Duron e kanë shkarkuar. A mund të mbulohet ajo që ndodhi me “shkarkim”. Diçka është krisur aty brenda, por palët nuk i thonë për të mos e rënduar edhe më tepër situatën, për më tepër që Duro ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"