Kosova luan miqësoren e radhës në Hungari, Foda: Besoj te kjo skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 15:52

Kosova luan miqësoren e radhës në Hungari, Foda: Besoj te kjo skuadër

Kosova luan sot miqësoren e radhës kundër Hungarisë në Budapest, në orën 19:00 në stadiumin “Pushkash Arena”, që pritet të jetë i stërmbushur. Trajneri i “dardanëve”, Franko Foda, në konferencën për mediat, theksoi se pret një tjetër paraqitje pozitive nga skuadra pas atij debutimi me fitore në Armeni.

foda

“Jemi duke u përgatitur për një ndeshje mjaft të rëndësishme. Kemi fituar kundër Armenisë minimalisht, por që kemi pasur mundësi për më shumë gola. Tani na pret një ndeshje tjetër e rëndësishme. Mezi presim të paraqitemi në një stadium që pritet të jetë i mbushur”, ka thënë fillimisht Foda. Trajneri i Kosovës ka thënë se nuk do të jetë e lehtë, pasi përballë kanë një përfaqësuese shumë të fortë, por që ai ka besim te grupi i tij. “Nuk do të jetë e lehtë, luajmë kundër një ekipi shumë të fortë.

Ne zhvilluam ndeshje të mirë në Armeni. Kemi skuadër që ka aftësi teknike, por do të jetë e vështirë përballja në Hungari. Kjo skuadër udhëhiqet nga një trajner që ka bërë mirë si Marko Rossi. Ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë. Ndeshja me Hungarinë ishte planifikuar përpara se unë të bëhesha trajner i Kosovës.

Por, ne duhet të përballemi me kundërshtarë të tillë, pasi është niveli ku ne synojmë të arrijmë dhe të luajmë në të ardhmen. Do të luajmë me besim përballë Hungarisë”, përfundoi trajneri gjerman i Kosovës. Kujtojmë që në testin e katër ditëve më parë, “dardanët” ia dolën të fitonin 0-1 me Armeninë në transfertë falë golit të sulmuesit Milot Rashica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"