Korabi publikon dosjen me gabimet e arbitrave që i ndikuan sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2017 | 14:48

Korabi publikon dosjen me gabimet e arbitrave që i ndikuan sezonin

Drejtuesit e Korabit kanë zyrtarizuar ankesën ndaj arbitrave. Ata kanë përpiluar një relacion në FSHF, ndërsa kanë radhitur të paktën 10 raste flagrante të gabimeve të gjyqtarëve në këtë sezon në dëm të tyre.

Korabi - Skenderbeu Elbasan

Postimi i klubit

8 ndeshjet që Korabi është ndëshkuar në këtë sezon nga gjyqtarët.

E nisëm këtë sezon në Superiore si debutues, ku përpos dëshirës për të arritur sa më lart, zhvilluam edhe një merkato cilësore. Fati e kishim kundër, por jo vetëm… Arbitrat ndeshje pas ndeshje ishin të bindur dhe e kishin të fiksuar që ne s’do të fitonim. Dhe në fund të sfidës? Ata ia “dilnin mbanë”, por sigurisht duke injoruar mundin dhe djersën që kemi derdhur në fushë për këto 20 javë me radhë.

Përmes videos së mëposhtme do të keni mundësi të ndiqni ndeshje pas ndeshje rastet kur jemi penalizuar, që nëse do të ishin në favorin tonë, sot do të ishim në pozita të tjera. 4 gola të mohuar, 6 penallti të padhëna dhe 4 gola të paqenë e kanë shoqëruar Korabin për gjatë gjithë këtij sezoni.

Java 2 / Korabi – Skënderbeu / Offside

Korabit i mohohet një gol i rregullt në minutën 92′ pasi për asistentin ishte pozicion jashtë loje.

Java 4 / Korabi – Vllaznia / 11-metërsh i padhënë

Më minutën 59′ nuk jepet 11-metërsh në dëm të Sebino Plakut

Java 9 / Flamurtari – Korabi / 11-metërsh në dëmin tonë

Ndëshkohemi nga 11-metërsh fantazmë në minutën 40′, që vetëm sytë e gjyqtarit arritën ta vlerësonin si të tillë.

Java 11 / Skënderbeu – Korabi

Korabit i mohohen dy gola të rregullt pasi topi kishte kaluar vijën fatale të portës korçare.

Java 14 / Korabi – Teuta / Dy 11-metërsha të mohuar

Në këtë ndeshje të luajtur në Kukës, skuadrës sonë i mohohen dy 11-metërsh të pastër.

Java 17 / Partizani – Korabi / 11-metërsh i mohuar

Në minutën e 74′ na mohohet 11-metërsh në dëm Denis Peposhit.

Java 19 / Korabi – Laci

Laçi shënon me një gol offside në minutën e 3′, ndërsa në të 39′ 11-metërshi flagrant nuk është i tillë për gjyqtarin e ndeshjes.

Java 20 / Korabi – Skënderbeu / 11-metërsh në dëmin tonë.

Në minutën e 65, në dëm të skuadrës sonë akordohet një 11-metërsh i paqenë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"