Klubi i Kategorisë së Parë mbetet pa “timonier”, trajneri largohet pas humbjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 22:13

Klubi i Kategorisë së Parë mbetet pa “timonier”, trajneri largohet pas humbjes

Febron Ziu nuk do të jetë më trajner i Tomorit. “Panorama Sport” ka mësuar se trajneri ka dhënë dorëheqjen ditën e hënë, por vetëm sot palët kanë rënë dakord që bashkëpunimi të marrë fund.

tomorii

Humbja e fundit me Luzin trazoi ambientin sportiv në Berat, por njëkohësisht detyroi edhe trajnerin që të hapë krahun, në mënyrë që klubi të afrojë një trajner të ri, me shpresën që mund të ndryshojë situata dhe Tomori t’i shpëtojë rënies nga Kategoria e Parë. Trajneri Ziu e ka konfirmuar shkurtimisht për “Panorama Sport” që nuk do të jetë më trajner i Tomorit.

ZIU

“Kam dhënë dorëheqjen që ditën e hënë nga drejtimi i skuadrës dhe sot kërkesa ime është pranuar edhe nga drejtuesit e klubit dhe kështu konkretizuam edhe ndarjen mes palëve”, u shpreh trajneri Febron Ziu për “Panorama Sport”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"