Kërkoi të zëvendësohej që në pjesën e parë, Verona për Kumbullën: Ja se çfarë pati, po mbahet nën vëzhgim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 19:54

Kërkoi të zëvendësohej që në pjesën e parë, Verona për Kumbullën: Ja se çfarë pati, po mbahet nën vëzhgim

Klubi i Veronës njofton se futbollisti i skuadrës verdheblu Marash Kumbulla u detyrua të linte në mes takimin kundër Bolonjës për shkak të problemeve me shikimin.

kumbulla

Sipas komunikatës të klubit italian, 19-vjeçari shfaqi migrenë okulare, e cila turbullon shikimin.

Për sa i përket gjendjes shëndetsore të mbrojtësit të shumëlakmuar në kampionatin italian, raportohet se do të mbahet nën vëzhgim dhe nëse do të jetë e nevojshme do të kryhen analiza mjekësore.

Njoftimi i Veronës:
Klubi i Veronës njofton se futbollisti Marash Kumbulla kërkoi të zëvendësohej në pjesën e parë të takimit kundër Bolonjës për shkak të migrenës okulare, e cila turbullon përkohësisht shikimin.

Futbollisti do të mbahet nën vëzhgim dhe nëse do të jetë e nevojshme, do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore në orët e ardhshme.

Marash Kumbulla of Hellas Verona during the Serie A TIM match between SSC Napoli and Hellas Verona at Stadio San Paolo Naples Italy on 19 October 2019. (Photo by Franco Romano/NurPhoto via Getty Images)

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"