“Kemi humbur 2 pikë se luajtëm më mirë”, Cungu: Të kisha sulmues tjetër do e hidhja në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 16:21

“Kemi humbur 2 pikë se luajtëm më mirë”, Cungu: Të kisha sulmues tjetër do e hidhja në fushë

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, ka bindjen se skuadra e tij po ecën në rrugën e duhur dhe se meritonte më shumë se një barazim pa gola përballë Erzenit.

cungu

“Nuk mendoj se është çështje presioni, jeta është presion, jo vetëm futbolli, aq më tepër kur kërkohet rezultat. Ishte një ndeshje për mendimin tim më e mirë se jona, ishim më dominues sidomos në pjesën e parë. Mund të shënonim me pak kujdes më shumë, mund ta quaj ndeshje pozitive sa i përket reagimit dhe mënyrës së lojës në krahasim me ndeshjet e mëparshme. Por kërkonim tre pikë, se i kemi oksigjen, duhet të vazhdojmë para, të punojmë më shumë se kemi shumë problematika për të rregulluar.

Mendoj se humbëm dy pikë. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, në të dytën me pak kujdes duhej të shënonim. Ekipi krijoi situata loje me aksione të menduara. Por na mungoi finalizimi që po vuajmë dhe e ka vuajtur ekipi edhe më parë. Ky është edhe rezultat i statistikave, na del detyrë që të punojmë sa më shumë në këtë aspekt.

Nuk mendoj se ka faj reparti i sulmit, kemi faj të gjithë duke filluar nga portieri e te unë. Për të shënuar gol duhet kontributi i të gjithëve. Po të kisha alternativë tjetër do të ishte në lojë, nuk ishte në nivelet e tij Sobuejll, me Myrtajn menduam se mund të bënte më tepër për t’i dhënë më shumë impuls lojës tonë, pavarësisht mundësive që na u dhanë.

Kjo nuk rregullohet për një ditë, unë si trajner jam munduar të bëj idetë e mia, për t’i implementuar te stërvitjet. Deri diku sot është ndeshja e parë që mendoj se bëmë diçka, por nuk kemi bërë ende gjë. Në këto kushte unë do të bëj maksimumin e më të mirën, që të ngul këmbë në stërvitje që të jemi më rezultativë te porta. Nuk është çështja e numrit 9, që ky të bëjë gola, duhet të kontribuojnë të gjithë. Ajo që mund të garantoj është puna ime, djemtë kanë filluar të bëjnë përmirësime, por kërkohet vazhdimësia për të dalë te goli e dalë te tre pikët.

Kjo pauzë na ndihmon për të pasur më shumë mundësi, për të punuar e kuptuar njëri-tjetrin. Nuk është se kanë mbetur shumë ndeshje dhe është jetike për të kuptuar e për të qenë të afërt me njëri-tjetrin”, tha Cungu për “MCN” pas përfundimit të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"