“Kemi bërë mirë, mundësitë i kemi për t’u renditur të dytët”, Pëllumbi: E vështirë me Slloveninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2021 | 12:00

“Kemi bërë mirë, mundësitë i kemi për t’u renditur të dytët”, Pëllumbi: E vështirë me Slloveninë

Shqipëria U-21 do të zhvillojë ditën e nesërme ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë në transfertë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023. Skuadra është grumbulluar që prej ditës së diel në qytetin e Durrësit, ku po stërvitet intensivisht, teksa pritet që ditën e sotme të niset drejt Sllovenisë. Në prag të kësaj sfide, në një konferencë për mediat kanë dalë diten e sotme dy futbollistët, Jurgen Çelhaka dhe Jorgo Pëllumbi, të cilët kanë folur në lidhje me ndeshjet që Shpresat do të zhvillojnë këto ditë.

JORGO PELLUMBI

Jorgo Pëllumbi thekson se ndeshja e parë e Sllovenisë ka fokusin kryesor të skuadrës së drejtuar nga Bushi dhe më tej ekipi do të nisë të mendojë për Kosovën.

Sa i përket objektivave për vendin e dytë, Pëllumbi beson se mund të arrihet pasi grupi kuqezi është mjaft cilësor.

Gjendja e ekipit deri sot – Kemi disa ditë stërvitje në Durrës. E shikoj grupin shumë mirë, jemi të gjithë në formë dhe nuk kemi dëmtime.

Sllovenia? – Kemi një ndeshje shumë të vështirë. Pak a shumë e njohim Slloveninë pasi luajtëm para një muaji këtu dhe besoj se do të jetë akoma më e vështirë se këtu. Por besojmë dhe do shkojmë të marrim tre pikëshin.

Ndeshja e dytë ndaj Kosovës? – Për momentin po studiojmë ndeshjen me Slloveninë, sepse ajo është e para dhe më e rëndësishmja për momentin. Kosovën e njohim nga viti i kaluar që kemi luajtur, e dimë që është një kundërshtar i fortë. Por në fillim do të fokusohemi te ndeshja me Slloveninë, pastaj mendojmë për Kosovën

Vendi i dytë në grup? – Në katër ndeshje kemi marrë 9 pikë. Kemi bërë një fillim shumë të mirë, mundësitë janë. Kemi lojtarë shumë të mirë në grup dhe besoj se është e arritshme, por do të shohim ndeshje pas ndeshje.

Ecuria me klubin dhe synimet për të ardhmen – Me klubin jam shumë mirë. Po luftojmë që të arrijmë vendin e parë që të kthehemi në ligën e parë në Kroaci. Ndërsa me Kombëtaren qëllimi është gjithmonë që të kualifikohemi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"