KATEGORIA E PARË/ Tomori befason Apoloninë pretendente dhe i ikën fundit, vazhdon ngjitja e Lushnjes. Mësoni rezultatet e tre ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 0:04

KATEGORIA E PARË/ Tomori befason Apoloninë pretendente dhe i ikën fundit, vazhdon ngjitja e Lushnjes. Mësoni rezultatet e tre ndeshjeve të sotme

Kategoria e Parë ka dhuruar tre rezultate të rëndësishme në ndeshjet e javës së 18 të saj që u luajtën sot.

kategoria-e-pare-1

Padyshim një rezultat i rëndësishëm ishte fitorja 2-1 e Tomorit ndaj Apolonisë, e golin e Gjonit në shtesën e takimit që u dha fitoren beratasve dhe shënoi ndalesën e radhës për ekipin fierak. Nëse Tomori u shkëput me këtë fitore nga fundi, një sukses i Lushnjës ndaj Luzit bëri që “lagunarët” të vazhdojnë ngjitjen e tyre dhe tashmë të vihen në ndjekje të një vendi mes 6 skuadrave të para në klasifikim.

Mbi ta për momentin qëndron Korabi, i cili iu kthye fitoreve me një sukses të rëndësishëm 3-2 ndaj Kastriotit. Krutanët vazhdojnë ndërkohë rënien e tyre në këtë sezon dhe aktualisht e shohin veten në zonën e ftohtë të klasifikimit.

REZULTATET

KORABI-KASTRIOTI 3-2

Çema 13′, Bocka 18′ , Xheka 82’/ Mehmeti 8′, Kapllani 42′

LUZI 2008-LUSHNJA 1-2

Itodo 88′ / Ajinde 57′, Canka 60′

TOMORI-APOLONIA 2-1

Çaço 38′, Gjoni 90’+1′ / Umejiego 8′

sfdsdfsdffsdsffsdfsfsddf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"