Kategoria e Dytë/ Maliqi triumfon me 7 gola dhe kryeson i vetëm, Devolli mposht Butrintin. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 15:39

Kategoria e Dytë/ Maliqi triumfon me 7 gola dhe kryeson i vetëm, Devolli mposht Butrintin. Ja rezultatet

Janë luajtur ditën e sotme 6 ndeshjet e Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 19-të.  Në grupin A, Klosi ka mposhtur me rezultatin 2-0 Internacionalin, duke iu larguar kështu fundit të renditjes.

devolli butrinti

Në grupin B, Maliqi ka shkatërruar me rezultatin 7-1 Skraparin, në një ndeshje shumë të rëndësishme për juglindorët, që tashmë kryesojnë të vetëm renditjen me 47 pikë, 1 më shumë se Butrinti i vendit të dytë, por që kanë edhe një tjetër ndeshje më shumë se rivalët për të zhvilluar.

Butrinti u surprizua nda Devolli në transfertë, me këta të fundit që triumfuan me rezultatin 2-1. Përmeti ka mposhtur minimalisht Albpetrolin, njëjtë si Këlcyra që mposhti me të njëjtin rezultat Memaliajn. Tepelena dhe Naftëtari janë ndarë në barazim 1-1.

REZULTATET:

Grupi A

BULQIZA-ILIRIA (Në Pezë) 2-0

Allamani 18′, Salaj 23′

Grupi B

PËRMETI-ALBPETROLI 1-0

Vrapi 71′

KËLCYRA-MEMALIAJ 1-0

Xhakollari 32′

MALIQI-SKRAPARI 7-1

Tako 5′, Muçllari 12′, Ndoci 20′,32′, Avdillari 30′, Kame 34′, Xaka 58’/ Bermeta 35′

TEPELENA-NAFTËTARI 1-1

Xhafa 61’/ Gjolikaj 24′

DEVOLLI-BUTRINTI 2-1

Pere 13′, Ivani 73/ Pereira 15′

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"