Kategoria e Dytë, Grupi A/ Sopoti fiton bindshëm dhe merr kreun, ngec Shkumbini. Ja rezultatet dhe klasifikimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2021 | 16:33

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Sopoti fiton bindshëm dhe merr kreun, ngec Shkumbini. Ja rezultatet dhe klasifikimi

Janë luajtur ditën e sotme 6 sfidat e Kategorisë së Dytë, Grupi A, ku bie në sy fitorja e thellë e Sopotit, që mundi Shënkollin me rezultatin 8-1.

kategoria_dyte_cover

Heroi i Sopotit ishte Çota, i cili realizoj një tregolësh. Me këtë fitore Sopoti ngjitet në krye me 40 pikë pas 16 javëve kampionat. Në sfidat e tjera Mirdita barazoi 1-1 me Internacionalin, Bulqiza pësoj disfatë në shtëpi nga Gramshi me rezultatin 2-3.

Luzi i mori një barazim 2-2 Shkumbinit, një hap fals ky për Shkumbinin e cila humbet kështu vendin e parë. Ndërsa Klosi dhe Ada fituan minimalisht 1-0 duke mundur respektivisht Ilirinë dhe Valbonën.

Gjitashtu u luajt edhe një ndeshje në grupin B, ajo mes Delvinës dhe Naftëtarit, e cila u mbyll me fitoren minimale të këtyre të fundit.

REZULTATET

Grupi A
Sopoti-Shënkolli 8-1
Shënues: Rreshka 6’, Çota 34’, 81’, 88’, Goçi 43’, Llojku 65’, Kullafi 75’/ Ndoj 68’

Mirdita-Internacional 1-1
Shënues: Pepa 26’/ Goxhari 53’

Bulqiza-Gramshi 2-3
Shënues: Merdini 48’, Myrta 90+2’/ Latifi 17’, 52’, Solomon 28’

Klosi-Iliria 1-0
Shënues: Libohova 89’

Luzi-Shkumbini 2-2
Shënues: Myslimi 18’, 94’/ Ramazani 22’, Mustafai 65’

Ada-Valbona 1-0
Shënues: Shkreli 21’

Grupi B

Delvina-Naftëtari 0-1

Shënues: Marini 63′

katttt

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"