Kategoria e Dytë, Grupi A/ Shkumbini ngec në shtëpi, ja të gjitha rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2021 | 16:27

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Shkumbini ngec në shtëpi, ja të gjitha rezultatet dhe renditja

Janë luajtur këtë të shtunë në mesditë, 5 sfidat për Grupin A, të Kategorisë së Dytë ku nuk kanë munguar dhe surprizat.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Shkumbini kryesues, ka barazuar me Tërbunin, 0-0, duke marrë një pikë nga ky takim, teksa ruan pozitat në vendin e parë me 35 pikë, 7 më shumë se ndjekësja më e afërt, Sopoti.

Në sfidat e tjera, Valbona ka marrë një fitore minimale, 1-0 me ekipin e Internacionalit.  Gramshi barazoj pa gola me Luzin, duke mos i lejuar këta të fundit të merrnin një fitore, e cila i ngjiste në vendin e dytë.

Ada fitoj 3-1 me Klosin, duke qëndruar në mesin e tabelës , në kuotën e 17 pikëve. Surpriza e kësaj jave ishte ndeshja Shënkolli-Mirdita, e fituar nga ekipi mirditor me rezultatin 3-4.

kategoria 2

klasifikimi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"