Kat. Dytë, Grupi A/ 15 gola në 4 ndeshje, Sopoti dhe Valbona e bëjnë “festival”. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2020 | 15:37

Kat. Dytë, Grupi A/ 15 gola në 4 ndeshje, Sopoti dhe Valbona e bëjnë “festival”. Ja rezultatet

Përfunduan 4 ndeshjet e javës së shtatë në Grupin A të Kategorisë së Dytë për ditën e sotme. Një e diel për t’u mbajtur mend për Sopotin dhe Valbonën që fituan me rezultate të thella. 
130101075_1548471608674591_6897771498398100567_o
Sopoti mundi me rezultatin e thellë 6-0 Internacional Tiranën duke qenë perfekt në çdo aspekt. Me këtë fitore, ekipi ngjitet në vendin e dytë të Grupit A në Kategorinë e Dytë me 15 pikë, një më pak se Shkumbini kryesues.

Valbona shkëlqen ndaj Mirditës së vendit të fundit duke fituar me rezultatin 0-4.

Zhgënjen Shënkolli i vendit të tretë që mundet bindshëm nga Gramshi 3-1.

Ndërkohë, sfida tjetër që nisi me vonesë Ada-Iliria u mbyll me fitoren e të zotëve të shtëpisë 1-0.

REZULTATET 

FT| MIRDITA-VALBONA 0-4
Qelia 35′, Mema 52′, Likaj  73′, Hajdari 76′ 

FT| SOPOTI-INTERNACIONAL TIRANA  6-0
Kullafi 15′ , Asllani 38′, Rreshka 45′, Sejdini 70′, Çota 80′. Jugu 88′

FT| ADA-ILIRIA 1-0
Frroku 40′

FT| GRAMSHI-SHËNKOLLI 3-1
Zani 3′, 84′  Latifi 28’/ Shimaj 55′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"