Kastrioti, Gega bën gati ndryshimin e radhës te Partizani

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 29, 2018 | 13:13

Kastrioti, Gega bën gati ndryshimin e radhës te Partizani

“Me Kastriotin dhe më pas do e kemi më të qartë se te cili grup do jetë Partizani”. Ky ishte mesazhi që dha trajneri Skënder Gega pas fitores në transfertën e Kamzës. Paraqitja me oshilacione e skuadrës në dy ndeshjet e para e kanë vënë stafin teknik para një vështirësie të madhe për ndërtimin e formacionit. Ata që e “mërzitën” në Korçë trajnerin Gega dhe që në njëfarë mënyrë i ndëshkoi duke mos i përzgjedhur si titullarë ndaj Kamzës, e nderuan ekipin në pjesën e dytë kur hynë në fushë. E kundërta ndodhi me ata që dhanë shkëndija me Skënderbeun, por që u fikën ndaj Kamzës.

fo

Një tjetër aspekt që trajneri akoma nuk po i jep zgjidhje është mënyra e transformimit të lojtarëve, pasi ndryshe angazhohen në stërvitje, ku bazohet plani për ndërtimin e formacionit, dhe ndryshe paraqiten në fushë. Referuar paraqitjes së Partizanit në 180 minuta e para, trajneri Skënder Gega është i detyruar që ndaj Kastriotit në ndodhë transformimi i radhës në formacionin bazë. Ekipi ka nisur javën stërvitore për ndeshjen me Kastriotin, që është i pari në shtëpi për këtë sezon, por që do të luhet pa praninë e tifozëve. Ndonëse është herët për të folur për njëmbëdhjetëshin anti-Kastriot, me shumë mundësi pritet që stafi të bëjë disa ndryshime në formacion nisur nga grupi që nisi derbin e vogël me Kamzën. Enigma më e madhe që mbetet për t’u zgjidhur është kompozimi i fazës sulmuese.

skender gega

Të ardhurit në merkato, Hebaj dhe Mensah, akoma nuk janë përshtatur me “demat”, ndaj nuk është çudi që ndaj krutanëve të kthehet formacioni që luajti në Ligën e Europës ndaj Mariborit. Asani dhe Progni i dhanë gjallëri lojës së Partizanit kur hynë në fushë ndaj Kamzës, ndaj nuk është çudi që t’u besohet atyre nga fillimi këtë të shtunë. Probleme përqendrimi ka shfaqur edhe mbrojtja, e cila neglizhon shumë në momentin final dhe për këtë shkak kanë ardhur edhe dy penalltitë e shkaktuara në dy javët e fundit Gjithçka ka ardhur nga reagimi në kundërkohë i mbrojtjes. Dyshja e qendrës që ka luajtur në 180 minuta e para, Belica-Atanda nuk ka arritur të koordinohet si duhet, kjo mbase nga fakti se mbrojtësi nga Struga ka pasur si partner Gojkoviç në sezonin e shkuar.






www.minuta90.com