Kasmollari karikon verdhejeshilët: Japim maksimumin, Lushnja ia ka marrë dorën Vorës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 11:20

Kasmollari karikon verdhejeshilët: Japim maksimumin, Lushnja ia ka marrë dorën Vorës

Barazimi me Flamurtarin në transfertë është konsideruar si rezultat pozitiv për skuadrën e trajnerit Gugash Magani.

358134000_761641982628176_9064287733395626120_n

Konsiderohet pozitiv më së shumti për lojën e zhvilluar, sesa për pikën e fituar. Lushnjarët janë të orientuar te sfida e radhës në kampionat me Vorën, takim i cili do të luhet të enjten e ardhshme në stadiumin “Roza Haxhiu”. Skuadra ka katër javë që nuk fiton, ndaj ky është momenti për një tripikësh, aq më tepër kur bëhet fjalë për një ndeshje shtëpie. Ekipi vijon të stërviten rregullisht në drejtimin e stafit teknik, që përballë Vorës të jetë gati për kthesën e shumëpritur, që ka të bëjë me marrjen e trepikëshit.

DEKLARATA – Në një prononcim për “Panorama Sport” qendërmbrojtësi Paolo Kasmollari u shpreh se skuadra ka kohën e duhur për të përgatitur ndeshjen me Vorën. Ai tregon rëndësinë që ka trepikëshi për Lushnjën në këtë pikë të sezonit.

“Kemi kohën e mjaftueshme për ta përgatitur mirë ndeshjen me Vorën. Është një ndeshje e radhës dhe merr vlerësimin që i takon nga ana jonë. Luajmë ndaj një kundërshtari cilësor, që jo më kot është në vendin e katërt. Besoj se i kemi marrë maksimumin në dy ndeshjet e para, kështu që e njohim mirë këtë kundërshtar. Kemi barazuar në transfertë në fazën e parë dhe kemi fituar në fushën tonë në fazën e dytë. Vlerësimi i ndeshjes është maksimal nga ana jonë. Po ta shohësh nga renditja është një skuadër pretendente dhe kualitative në përbërje, fakt që të bën të japësh maksimumin. Ne futemi në fushë gjithmonë për fitore. Por çfarë sjell fusha e lojës është për t’u parë. Na duhen pikët maksimale që të përmirësojmë pozitat në renditje. Kemi një objektiv dhe e synojmë atë, prandaj do të japim maksimumin për të marrë trepikëshin. Kjo kërkohet jo vetëm këtë javë, por në çdo ndeshje deri në fund të këtij kampionati”, deklaroi qendërmbrojtësi i lushnjarëve Paolo Kasmollari.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"