“Ka prova që e ka sharë, por jo që është racizëm”, Federata fal Açerbin: Nuk e ka thënë me zë të lartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 16:16

“Ka prova që e ka sharë, por jo që është racizëm”, Federata fal Açerbin: Nuk e ka thënë me zë të lartë

Françesko Açerbi ia hedh pa u dënuar për çështjen e ofendimeve raciste kundër Huan Zhezus në ndeshjen mes Interit dhe Napolit. Mbrojtësi i zikaltërve, i cili ishte larguar nga grumbullimi i Italisë për sa kohë që ishte nën hetim për këtë çështje, është shpallur sot i pafajshëm, me një vendim që me siguri do të shkaktojë shumë polemika.

cosa-rischiano-i-giocatori-inter-oltre-acerbi-juan-jesus-02-1200x675

Gjykata Sportive në Federatën Italiane ka vendosur të shpallë të pafajshëm lojtarin për mungesë provash, ose më saktësisht, për mungesë provash “të dukshme” të frazave që akuzohet se ka lëshuar në adresë të Huan Zhezus.

Në tekstin e vendimit saktësohet se është verifikuar “shprehja e disa fjalëve të Açerbit ndaj Huan Zhezus, që përputhen me fyerje të cilat veç të tjerave nuk janë bërë më zë të lartë (me tonalitet që nuk është perceptuar nga lojtarë e tjerë në fushë, nga gjyqtarët apo nga zyrtarët)”. Po njëkohësisht bëhej e qartë se nuk vihej në dyshim mirëbesimi i Huan Zhezus për akuzat që bënte, thjesht nuk kishte “provën minimale që të sillte sigurinë e plotë”, për të dënuar Açerbin,

Me pak fjalë, mungesa e një audioje të mirëfilltë të ofendimeve të Açerbit, apo dëshmie të një personi të tretë, e bënte lojtarin e Interit të pafajshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"