“Juve i ka dhënë shumë”, Alegri: Bonuçit ia kemi thënë vendimin që në shkurt, e tremb tërheqja nga futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2023 | 11:52

“Juve i ka dhënë shumë”, Alegri: Bonuçit ia kemi thënë vendimin që në shkurt, e tremb tërheqja nga futbolli

Leonardo Bonuçi është kthyer në të padëshiruarin e Juventusit, duke qenë se nuk po pranon të largohet pavarësisht se prej javësh, ai po stërvitet individualisht. Kjo ka bërë që mes palëve të nisë një “luftë” në rrugët ligjore dhe fundit nuk dihet se kur dhe si do të jetë.

bonuci alegri

Ndërkohë, Alegi vazhdon të pranojë se Bonuçit i është thënë vendimi prej kohësh dhe se i është kërkuar të gjejë klub tjetër pasi mosha e tij nuk i siguron më asgjë. Në një intervistë për “DAZN”, Alegri shprehet se Bonuçi ka frikë të pranojë faktin se duhet të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

“Më vjen keq që përfundoi kështu. Me Leon kemi qenë të qartë që nga shkurti i kaluar. Kam folur disa herë me të. Si unë ashtu edhe klubi, duke thënë se viti i ardhshëm do të ishte një vit në të cilin ai do të duhej të vendoste nëse do të vazhdonte diku tjetër apo do t’i jepte fund. Ai i ka dhënë shumë Juventusit, Juve i ka dhënë shumë. Ai duhet të marrë një vendim të rëndësishëm për të, duke parë të ardhmen dhe jo një vit. Ai është i ri. Atë që them ia kam thënë në momente të tjera: është normale që një kampion si ai të arrijë në fund të karrierës së tij.

Nëse nuk tërhiqet sivjet, do ta bëjë vitin tjetër por ka frikë për ta lënë dhe është normale. Nuk kam qenë kampion, largimi ishte i lehtë për mua, por dinamika është e njëjtë”, u shpreh Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"